Stuhia me reshje e erë të fortë ndërpret energjinë në Vlorë, rrëzon pemë e shtylla elektrike

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 24.03.2025, 14:13

Era e fortë dhe stuhitë e reshjeve kanë sjellë probleme në zonën bregdetare të Vlorës, teksa në disa fshatra të Himarës ka probleme me energjinë elektrike.

Që prej së dielës fshatrat bregdetare si Borshi, Piqeras, Qeparoja dhe Lukova janë pa drita pasi energjia është ndërprerë si rrjedhojë e motit të përkeqësuar. Banorët prej mëngjesit të së dielës vijojnë të jenë pa drita.

Nga Borshi ne Nivice jane te gjitha fshatrat e bregdetite pa energji, vjen 30 minuta ne dite ose me pak dhe ikin”, shkruan në redaksi një banor i Himarës, ndërsa ndërprerje të energjinë elektrike raportohen edhe në fshatra të bashkisë Selenicë si Velcë, Ramicë, Bashaj, , Resulaj, Matogjin.

Në këto zona të Selenicës dritat ndërpriten për disa orë, vijnë sërish për disa minuta dhe me forcimin e erës ndërpriten për disa orë.

Raportimet thonë se stuhia ka dëmtuar një linjë kryesore ushqyese në Radhimë dhe si pasojë kanë mbetur pa energji elektrike zonat Dukat, Tragjas e Llogara.

Ndërkohë brenda në Vlorë një pemë është rrëzuar në rrugë nga era pranë bllokut të banimit "Rilindja". Gjithashtu janë rrëzuar dhe dy shtylla të ndriçimit rrugor duke bërë që kabllot elektrike të përfundojnë përtokë.

E gjithë Shqipëria qendrore, jugore e perëndimore është perfshirë sot nga moti i keq me stuhi shiu e erë të fortë.

Probleme me energjinë elektrike ka pasur edhe në qarkun e Gjirokastrës ku kanë mbetur 23 fshatra pa energji. Po ashtu në Elbasan 22 fshatra janë pa drita për shkak të defekteve të shkaktuara nga era. Zyrtarët e OSHE thanë se po punojnë për riparimin e defekteve.

Në Vlorë një pemë është rrëzuar në rrugë nga era pranë bllokut të banimit "Rilindja". Gjithashtu janë rrëzuar dhe dy shtylla të ndriçimit rrugor

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit