Kushtet e spitalit Psikiatrik të Elbasanit të denja për film horror

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 24.03.2025, 14:36

Spitali Psikiatrik i Elbasanit ngjan më shumë me një skenë filmi horror sesa me një institucion shëndetësor, pasi kushtet e tij përmbushin të gjithë elementët e një mjedisi të frikshëm dhe të braktisur.

Gjendja e spitalit është tepër e rëndë, me mure të mbuluara nga lagështia dhe myku, ndërsa ambienti çliron një erë të rëndë dhe të padurueshme. Një qytetar ka denoncuar situatën alarmante pranë redaksisë së JOQ Albania, duke treguar se spitali nuk ka njohur asnjë ndërhyrje prej vitesh.

Pershendetje JOQ. Kam dajen tim tek spitali psikiatrik ne Elbasan dhe shkuam per ta takuar dhe gjendja e spitalit ishte skandaloze. Publikoje te lutem se ishalla po bejne ndonje gje per ta rregulluar”, shkruan denoncuesi.

Është e trishtë që një institucion që duhet të kujdeset për pacientët me probleme të shëndetit mendor lihet në harresë dhe në kushte çnjerëzore. Pavarësisht propagandës, realiteti në spitalet e rretheve mbetet i dhimbshëm dhe alarmant.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit