17 dhe 20-vjeçari që i çanë kafkën shurdh-memecit të pafajshëm: Ai na shau!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 24.03.2025, 13:47

Familjarët e 44-vjeçarit Fabjol Hysi, me aftësi të kufizuara (shurdh-memec) kofirmuan për JOQ se ndodhet në gjendje kome në spital.

Fabjoli i pafajshëm u bë viktimë e një sulmi të dhunshëm nga dy agresorët Enea Korreshi (17 vjeç) dhe Irdi Nasufi (20 vjeç). Ngjarja e rëndë u bë publike për herë të parë në mënyrë ekskluzive ditën e djeshme nga JOQ Albania.

Dëshmia e autorëve është marrë nga Policia ndërkohë që sot njëri prej familjarëve të 44-vjeçarit konfirmoi për JOQ se autori 17-vjeçar që qëlloi me gur në kafkë të pafajshmin shurdh-memec është lënë i lirë.

Autorët kanë deklaruar se mbrëmjen e 20 marsit janë takuar me 43-vjeçarin, të cilin e njihnin më parë. Pas një shkëmbimi fjalësh, ata kanë thënë se Fabjol Hysi i ka ofenduar dhe e kanë goditur për shkak të këtij ofendimi. Ata kanë thënë se se gjatë dhunës, Hysi ka përplasur kokën në një cep muri.

Policia e Lushnjes ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë por lajmi nuk u bë me dije deri në momentin e publikimit nga JOQ, pavarësisht se kishte 4 ditë që kishte ndodhur.

Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 20-vjeçarin Irdi Nasufi dhe “detyrim paraqitjeje” për 17-vjeçarin Enea Korreshi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit