Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës si i dyshuar se ka kryer marrëdhënie intime me forcë me një 15-vjeçare.
E mitura ka denoncuar në polici se 20-vjeçari i identifikuar si Serxhi Arifi, ka kryer marrëdhënie seksuale me forcë, pa dëshirën e saj, çka është konfirmuar edhe nga ekspertiza e kryer nga mjeku.
Sipas vajzës, ajo ka shkuar në shtëpinë e një shoqes së saj 17 vjeçare, e cila sipas të dëmtuarës ka thirrur 2 djem të tjerë, dhe njëri prej tyre ka kryer me të marrëdhënie seksuale me dhunë.
Në hetim në gjendje të lirë, policia ka vënë vajzën 17 vjeçe për akuzën “shfrytëzim prostitucioni”.
Në të njëjtin procedim, vajza e komunitetit rom tregoi gjithashtu para policisë se në shtëpi babai ushtronte vazhdimisht dhunë psikologjike, por që nuk ka lidhje me abuzimin e saj seksual.
I ati po hetohet po ashtu në gjendje të lirë.
“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të paligjshme ndaluan shtetasin S. A., 20 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 15-vjeçare. Në vijim të veprimeve është proceduar në gjendje të lirë shtetasi A. Gj., 42 vjeç(babai e 15-vjeçares) pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së tij”, informoi sot policia.