“Pse qaj plumb s’erdh te unë po te ti”, reagon e dashura e 19-vjeçarit që ekzekutuan në rrugë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 24.03.2025, 13:26

Një vrasje tragjike u shënua mbrëmjen e djeshme në Vushtrri të Kosovës, ku një i ri ka humbi jetën.

Në lidhje me këtë ngjarje kriminale është arrestuar një tjetër i ri si autor i dyshuar i vrasjes. Bleon Dibrani, 19 vjeç, është autori i dyshuar për vrasjen e Ardit Zymerit, 19 vjeç, në mbrëmjen e së dielës.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar në TikTok edhe një vajzë me emrin Jona, e cila pretendon se ka qenë e dashura e Ardit Zymerit. Në një postim emocionues në TikTok, ajo ka shprehur dhimbjen dhe trishtimin e saj për humbjen e të dashurit të saj.

Jona ka shkruar një mesazh të gjatë ku, ndër të tjera, ka shkruar: “Pse qaj plumb s’erdh te unë po te ti?”

Ajo ka shtuar:

“Shpirti jem i bardh që ko mu kanë me mu ton jetën. A pate shumë dhimtë zemra jem, pse qaj plumb s’erdh te unë po te ti? M’ke thanë që gjithmonë duhna me kon e fortë për gjithçka, e sot po merr kuptim kjo fjalë. Mke thonë që Zoti i merr vec ata që i don, e vërtetë koka, ai të dashti ma shumë se na, e të mori ty afër veti. Arditi jem faleminderit për cdo këshill që ma ke jep.”

Ngjarja ka tronditur komunitetin dhe ka ngritur pikëpyetje lidhur me motivet e vrasjes dhe lidhjet mes viktimës dhe të dyshuarit. Vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e këtij krimi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit