I moshuari ndalohet për ngacmim seksual të 75-vjeçares në Korçë

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 24.03.2025, 13:23

Në një zhvillim të pazakontë nga Korça, policia tha se ka ndaluar një 65-vjeçar si të dyshuar për “ngacmim seksual” të një gruaje 75-vjeçare.

Zyrtarët nuk jepnin detaje mbi tipin e ngacmimit apo cili ka depozituar ankesën, por me sa duket trumbetimi i sjelljeve të tilla në media po jep efektin e kundërt të sensibilizimit dhe ndërgjegjësimit të shoqërisë shqiptare për rritje të vlerave etike e qytetare.

Ngjarja në Korçë është një shembull që tregon se shoqëria shqiptare ka nevojë për një kulturë më të fortë të respektit ndaj individëve të tjerë, pavarësisht moshës apo gjinisë, dhe mund të shërbejë si një thirrje për reflektim për autoritetet dhe shoqërinë në tërësi.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë ndaluan shtetasin F. I., 65 vjec, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 75-vjeçare.”, thuhet në njoftimin e policisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit