“Pse nuk ka ujë 24 orë?” Studiuesi nxjerr zbuluar politikat e qëllimshme të ujësjellësave në vend

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 24.03.2025, 12:46

Një ekspert i hidrologjisë dhe politikave të rrjetit të shpërndarjes së ujit në Shqipëri ka denoncuar shifra dhe llogaritje të gënjeshtërta të enteve shqiptare të ujësjellsave, që përdoren për të justifikuar mangësi dhe kufizime të pashpjeguara në furnizim.

Në postimin e tij hidrologu analizon të dhënat e sasisë së prodhuar dhe furnizimit me ujë të qyteteve kryesore të Shqipërisë, ku tregohet që sasia e disponueshme e ujit në rrjet është shumë herë më e madhe se ajo që shpërndahet, prandaj mangësitë ose ndërprerjet janë krejtësisht të pajustifikuara ose të qëllimshme.

Eksperti përmend gjithashtu dështime të pashpjeguara të investimeve evropiane në sistemin shqiptar të shpërndarjes së ujit, për të cilat ka denoncuar në entet përkatëse, por kjo nuk ka sjellë ndryshim në politikat e errëta të operimit të qeverisë shqiptare ndër vite.

Prandaj qeverisë i bëhet apel të bëjë transparencë mbi sasinë e ujit të prodhuar që nuk justifikon mangësitë në shpërndarje, ose më keq shpërndarje të ujit të ndotur ose të kontaminuar me kimikate.

Postimi i plotë i ekspertit:

Pse nuk ka uje 24 ore ? Nuk ka uje te mjaftueshem qe te kete 24 ore uje apo ka uje per 24 ore? Sasia e ujit ne dispozicion te ujesjellsave te Shqiperis eshte per te furnizuar 10 miljon banore 24 ore me uje ne dite. Cdo sasi uji qe shtohet ne rrjetin e ujesjellsave kalon ne humbje per ujesjellsat. Ujesjellsat jane te detyruar ose te rrisin cmimin ose te veprojn si UKT qe humbjen ua mbifaturon konsumatoreve. Realisht UKT vjedh konsumatoret. Investimet ne ujesjellsa behen nga qeveria, ujesjellsat dhe bashkite jane spektator. Investimet dorezohen te deshtuara ne ujesjellsa . Kjo qeveri jo dhe 4 vjet por edhe 120 vjet te qendroj ne pushtet nuk do realizoj qe te kete uje 24 ore ne dite.

  1. Vazhdojme me Himaren meqenese ka nje perplasje mes banoreve te Tragjasit dhe qeverise. Sasia e ujit ne dispozicion te ujesjellsit te Himares eshte per te furnizuar rreth 50 mije banore. Himara ka aktualisht 23-25 mije banore. Ka uje dhe per zonat edhe brenda kesaj bashkie qe nuk jane lidhur ne rrjetin e ujesjellesit. Nese merret uji I Tragjasit e te gjithe ajo sasi kalon me humbje dhe ujesjellesi I Himares falimenton ose do rris cmimin ose do te mbifaturoje banoret pa perjashtim. Meqense ujesjellsi I Himares eshte bashkuar me ate te Vlores po I referohem te dhenave zyrtare te viti 2021.

– Uji I prodhuar 1.1 milion m3

– Uji I konsumuar 469 mije m3

– Diferenca 650 mije m3

Humbjet sipas BE 138 % dhe 48-50% sipas llogaritjes Shqiptare.

Si ka mundesi qe ka specialist per te matur ujin e burimeve ne Tragjase e nuk masin dot ujin e ujesjellsit te Himares. Sasia e ujit ne dispozicion te ujesjellsit eshte me e madhe se sa deklarohet zyrtarisht.

Kush e merr gjithe kete uje qe humbet ne Himare. Ma gjeni sot qe prodhimi eshte maksimal e konsumi minimal se per ver do ta gjej une falas , do te punoj pa pages per kete ujsjelles . Ma gjeni sot!

Pyes KFV Gjermane nese ne Gjermani do ishte kjo sasi uji qe ka ujsjellsi I Himares dhe do kishte kerkese per disa klient te rinj qe skan uje do te lidheshin ne rrjetin ekzistues apo do shtohej sasia e ujit?

Kryeministri ben be-be, por kjo ben mu-mu.

  1. Vazhdojm me Vloren pas investimeve te financuara nga Hollandezet e me rradhe te tjeret. Po ju tregoj te dhenat zyrtare te 2023 se 2024 qe nuk jane publikuar akoma.

Pasojat e ketyre investimeve.

  • Prodhohet 46 milion m3
  • Konsumohet 5.4 milion m3

Humbjet 760% sipas llogaritjes se BE dhe 79% sipas llogaritjes shqiptare.

3.Vashdojme me Saranden ku para ca vitesh kryeministri aktual bashke me ambasadoren Gjermane ne Tirane shkojne per te inaguruar deshtimin me sukses te plote te investimeve ne ujesjellesin e Sarandes te financuara nga banka Gjermane. Kuptohet kryeministri tallej me ambasadoren Gjermane ja dhe ju deshtoni, deshtimin tuaj po e paraqes si sukses prandaj dhe ti si ambasadore deshtimet e mia paraqiti si suksese. Ky rast me beri te investigoje se pse deshtojn keto investime te financuara nga BE, sidomos keto te KFV Gjermane ku asnje cent nuk mund te perfitosh ne menyre te paligjshme.

Rezultatet e Sarandes 2023: Moj Sarande moj Delvine kush ua mori uji mo

  • Prodhimi 27 milion m3
  • Konsumi 2.8 milion m3

Humbjet 1000% sipas BE dhe 73% sipas Shqipetareve

Ka aq shume uje sa banoret e Sarandes I qon sgupthi pa u zen kembet ne toke nga shpia deri ne det po per ti furnizuar 24 ore ne dite nuk ka!

  1. Korca

Si ka mundesi qe sasia e disponueshme e ujit ne dite per banore eshte 457 litra dhe humbjet jane

35% ku ne Gjermani eshte 122 litra per banor dhe humbjet rreth 7%. Ne France 160 litra dhe humbje 26%.

Konsumi total I matur ne Gjermani eshte 87 litra per banor ne dite , ne France 90 litra ne dite dhe ne Korce 92-96 litra afersisht si Gjermani dhe Franca pra sasia e ujit qe konsumohet ne dite eshte afersisht njesoj me te gjitha vendet e BE. Ja sa jane humbje ne Korce.

Prodhimi 23.2 milion m3

Konsumi 4.8 milion m3

Humbjet 18.4 milion m3 pra 380% sipas BE dhe 66% sipas Shqiptareve .

A mban kush pergjegjesi per kete fallsifikim te te dhenave zyrtare ?

  1. Tirana

Prodhimi 104 milion m3

Konsumi 38.7 milion m3 me gjith vjedhjen qe u eshte bere konsumatorve per 2023 qe jane faturuar

2-fish me shume se konsumi real.

Humbjet 65.3 milion m3 168% sipas BE dhe 59 % sipas Shqiptareve.

E paralajmerova Banken Gjermane per deshtimin e investimit ne Kamez dhe pas deshtimit ne Kamzes informova kanselaren Merkel per problemin. Ajo pezulloj keto financime ne ujesjellsa dhe pas largimit te kancelares ato u kthyen ne vendin e krimit . Per keto e te tjera do ju informoj ne vazhdim.

A kan uje ato burime ti moj malsia ime , do flas edhe per ju!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit