Denoncimi: Në Orikum na erdhi tabela përballë makinës, u tmerruam

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 24.03.2025, 13:20

Një situatë tepër alarmante është raportuar nga qytetarët që udhëtuan pasditen e djeshme drejt Dhërmiut.

Teksa lëviznin në autostradë, pranë Orikumit, një qytetar rrëfen se ka shpëtuar për mrekulli nga një aksident i mundshëm, pasi tabela e sinjalistikës rrugore u shkul nga era dhe pothuajse u përplas me makinën e tij.

Në pamje duket qartë se një prej tabelave orientuese është shkëputur nga vendi i saj dhe ka përfunduar disa metra më tej.

“Pershendetje jeta eshte qejf! Ishim duke shkuar ne dhermi dhe ne orikum jemi tmerruar po na vinte tabela përball makinës fati qe shpetiam fatmirësisht kjo eshte firma gjikuria qe ben rrugët sot. Na u rrezikua jeta serjozisht isha me femij ne makin po na vinte perballe nje tabele ne Orikum. Ju lutem publikoje pasi këtu ndalova po i shikoj te gjitha po rrezikojne kalimtare.”

Situata ngre pikëpytje mbi cilësinë dhe rezistencën e punimeve në këtë aks të rëndësishëm rrugor. Nevoja për ndërhyrje dhe përforicimin e elementëve plotësues të rrugës duket diçka e domosdoshme për të shmangur ndonjë tragjedi të mundshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit