Tmerr në Vaun e Dejës, 68-vjeçari qëllon me armë ndaj gruas, e godet me grushte e xham për motive xhelozie

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 24.03.2025, 11:25

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vaun e Dejës, ku një 68-vjeçar ka plagosur me xham bashkëshorten e tij si dhe ka shtënë me armë në drejtim të saj për ta vrarë.

Policia bën me dije se e plagosura është transportuar në spitalin e Shkodrës, ndërsa në pranga është vënë burri i saj Xhabir Hoxhaj.

Sherri dyshohet se ka nisur për arsye xhelozie, teksa policia e Shkodrës tha se arrestuan në flagrancë autorin në fshatin Mjedë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 68-vjeçari, për motive të dobëta (xhelozie) ka qëlluar 2 herë me armë gjahu çifte në drejtim të bashkëshortes për ta vrarë dhe më pas e ka goditur me grushte në fytyrë dhe e ka dëmtuar me mjet prerës (xham) në pjesën e qafës dhe shpatullës.

61-vjeçarja shtetasja Gj.H, ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut çifte, dy gëzhoja dhe 17 fishekë armë gjahu. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit