Atentati në Kamëz/ 38-vjeçari përfundon në spital, autori u arratis me “ML”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 24.03.2025, 11:47

Një sherr për motive të dobëta mes shoferëve të dy makinave përfundoi në përdorimin mjeteve të forta dhe armëve të zjarrit gjatë paradites së kësaj të hëne në Kamëz.

Për pasojë i lënduar ka mbetur 38-vjeçari me inicialet R. V. Sipas policisë, ai dyshohet se është goditur me sende të forta. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe një gëzhojë, teka në pamjet e siguruara nga JOQ shihet se xhami i parë i automjetit tip “BENZ” është i thyer.

Autori i ngjarjes raportohet se është larguar në drejtim të paditur me një makinë tip ML.

Njoftimi i Policisë:

Kamëz/Informacion paraprak

Në Kamëz, dyshohet se për motive të dobëta janë përfshirë në konflikt dy drejtues automjetesh.

Si pasojë është dëmtuar dyshohet me sende të forta shtetasi R. V., rreth 38 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë këqyrjes së vendngjarjes, është gjetur e sekuestruar një gëzhojë.

Punohet për identifikimin, kapjen e drejtuesit të automjetit tjetër të përfshirë në konflikt.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit