Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Bulqizë ku banesa e një pallati në Lagjen e Vjetër është përfshirë nga flakët, duke i marrë jetën një banori.
Kanë qenë fqinjët të cilët kanë pikasur tymin e zjarrit që dilte nga dritaret dhe kanë njoftuar zjarrfikësen e cila ka ardhur shpejt në vendngjarje.
Zjarrfikësit kanë bërë të mundur nxjerrjen e të moshuarit nga banesa në gjendje të rëndë duke e dërguar drejt spitalit të Bulqizës. Por fatkeqësisht i moshuari nuk i ka mbijetuar dot plagëve.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.