Sot shënohet Epopeja e Dukagjinit, kjo është agjenda e aktiviteteve

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.03.2025, 09:05

27 vjet më parë Ushtria Çlirimtare e Kosovës në Gllogjan ka zhvilluar njërën nga betejat më të ashpra me ushtrinë serbe. Kjo ngjarje ndryshe njihet Epopeja e Dukagjinit.

E për nder të kësaj dite, sot do të ketë disa aktivitete, e cila njihet edhe si Dita e Dëshmorëve të Dukagjinit dhe fillimit të sulmeve të NATO-s.

Manifestimi fillon me homazhe nga ora 11:00 te varrezat e dëshmorëve në Gllogjan, pastaj në orën 12:00 manifestimi qendror dhe nga ora 13:00 programi artistik.

Më 24 mars 1998 në Gllogjan është zhvilluar beteja frontale nga forcat e UÇK-së dhe forcave të armikut, të cilat e kishin rrethuar Gllogjanin.

Synim kishin shtëpinë e familjes Haradinaj, ku hasën në rezistencë të fuqishme nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Në këtë ditë ranë dëshmorë Himë Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit