Aksident në Kavadar, lëndohen katër persona

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.03.2025, 08:55

Katër persona kanë mbetur të lënduar mbrëmë rreth orës 23:00 në një aksident trafiku në Kavadar, kur dy automjete janë përplasur në kryqëzimin afër urës së Brushinit.

Lajmin e ka konfirmuar mëngjesin e sotëm doktor Antoan Parakeov, shef i Shërbimit Emergjent Mjekësor në Kavadar.

“Si shërbim mjekësor emergjent kemi qenë në vendin e ngjarjes sapo kemi marrë thirrjen për një aksident trafiku, përplasje në kryqëzimin e urës së Brushanskit në qytet. Katër të lënduarit i kemi transferuar në Spitalin e Përgjithshëm në Kavadar”, tha Parakeov.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit