Familja e kosovares që u vra në Gjermani udhëton drejt shtetit gjerman për t’i ndjekur nga afër hetimet

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.03.2025, 08:29

Vrasja e kosovares, familja nga Rahoveci udhëton në Gjermani për t’i ndjekur nga afër hetimet.

E mërkura ishte një ditë e kobshme për familjen Cena nga Rahoveci.

Në këtë ditë, atyre u erdhi lajmi se bija e tyre me inicialet L.C është vrarë.

Ngjarja ka ndodhur në Gjermani, përderisa rastin e bën më të rëndë fakti se vrasjen po dyshohet se e kreu burri i tashmë ndjerës.

Sipas autoriteteve gjermane, burri u arrestua pa rezistencë jashtë shtëpisë së çiftit.

E para arrestimit, sipas raportimit të medieve gjermane, ai e kishte telefonuar djalin e tij për t’i treguar se ia ka vrarë nënën. Në familjen Cena, dhimbje dhe trishtim kishte edhe të dielën.

Tëvë1 ka mësuar se trupi i pajetë i viktimës pritet që të varroset në Kosovë.

Postimet e familjarëve të viktimës në rrjetin social Facebook ishin të shumta.

Por ai që preku zemrat e të gjithëve ishte i nënës së viktimës.

Hetimin e rastin e ka marrë përsipër Departamenti i Hetimeve Kriminale të qytetit Memmingen në Gjermani.

Të enjten pasdite i dyshuari është sjellë para gjykatës dhe është dërguar në institucionin korrektues.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit