Theret me thikë një 66-vjeçar në Mitrovicë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.03.2025, 08:24

Një person është therur me thikë mbrëmë në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë, që dyshohet se erdhi pasn jë përleshje.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, duke bërë të ditur se i theruri me thikë është një 66-vjeçar.

“Rreth orës 20:20, policia ka pranuar informatën për një person të lënduar në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë.

Bazuar në të dhënat fillestare, bëhet e ditur se pas një përleshje lëndime nga një mjet i mprehtë ka pësuar viktima mashkull kosovar rreth 66-vjeçar”, thuhet tutje në konfirmim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit