Vajza kërkon ndihmë për babain e saj, 52-vjeçari vuan nga kanceri agresiv

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24.03.2025, 00:00

Një apel prekës ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku një vajzë ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të shpëtuar babain e saj, Edmond Koçi, i cili është diagnostikuar me kancer limfatik.

Sëmundja është agresive dhe kërkon trajtim urgjent, por kostot e larta mjekësore kanë bërë që familja të mos ketë mundësi të përballojë shpenzimet.

Edmondi ka qenë gjithmonë një njeri i përkushtuar ndaj familjes dhe komunitetit, por tani ai ndodhet në betejën më të vështirë të jetës së tij. Vajza e tij, me dhimbje dhe shpresë, ka kontaktuar redaksinë tonë duke kërkuar ndihmë nga qytetarët.

“Ju lutem, kemi një rast urgjent në familje, ku babai im është diagnostikuar me kancer. Momentalisht kemi hapur një GoFundMe për të mbledhur fonde, pasi shuma është shumë e madhe dhe nuk kemi mundësi ta paguajmë”, shprehet ajo.

Çdo ndihmë, sado e vogël, është një rreze shprese për 52-vjeçarin dhe familjen e tij.

KLIKO KËTU PËR TË DHURUAR

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit