Viktima e atentatit të ndodhur pak minuta më parë në Vushtrri është 19-vjeçari Ardit Zymeri. Në rrjet po qarkullojnë sjellë pamjet pas atentatit të kryer në një nga rrugët më të populluara të qytetit.
Pamjet e rënda nga vendi i ngjarjes tregojnë momentet pas ekzekutimit, ku i riu shihet i pajetë, i shtrirë përmbys pranë një makine.
Nuk dihet ende se kush e ka dashur të vdekur të riun në lule të jetës. Ngjarja e rëndë ka tronditur shqiptarinë.