Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së dielës qytetin e Vushtrrisë, ku një 19-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Viktima është identifikuar si Ardit Zymeri.
Ngjarja ndodhi rreth orës 20:35 në rrugën “Galip Badivuku”. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ndërsa policia është në kërkim të autorit të kësaj vrasjeje identiteti i të cilit nuk është bërë me dije.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në komunitet, ndërsa familjarët dhe të afërmit e të ndjerit po kalojnë momente të vështira.
Ngushëllime familjes Zymeri! 🕊