Një moment romantik ka ngrohur atmosferën e ftohtë të mbrëmjes së sotme në Sheshin Skënderbej. Dy të rinj sfiduan shiun dhe temperaturat e ulëta, duke krijuar një skenë si në film.
I ulur në gjunjë, i riu i drejtoi një propozim të veçantë vajzës: “Thuj po shpejt se ngrimë nga i ftohti”, duke i kërkuar të bëhej e dashura e tij. Skena ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve, duke sjellë emocione dhe buzëqeshje mes të pranishmëve.
Ende nuk dihet nëse vajza ka pranuar, por një gjë është e sigurt: Dashuria ka sfiduar të ftohtin sonte në zemër të Tiranës.