Urgjente: Ka pësuar hemorragji të brendshme, Alfredi nga Shkodra ka nevojë për gjak 0 pozitiv

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 23.03.2025, 22:17

Një apel urgjent për ndihmë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania për një pacient që po lufton me një hemorragji të brendshme dhe ka nevojë për gjak sa më shpejt.

Alfredi, 60 vjeç, ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal të Shkodrës pasi ka pësuar melena, një gjendje serioze e shkaktuar nga gjakderdhja në sistemin tretës, e cila mund të jetë kërcënuese për jetën.

Sipas familjarëve të tij, Alfredi pësoi një hemorragji të brendshme tre ditë më parë, por u stabilizua falë transfuzionit të gjakut. Fatkeqësisht, sot në orën 19:00, gjendja e tij është përkeqësuar përsëri pasi ka pësuar një tjetër hemorragjie dhe ka nevojë urgjente për gjak të grupit 0 pozitiv.

Kushdo që ka mundësi të ndihmojë, mund të kontaktojë në këtë numër telefoni: 069 940 2328.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit