Qytetari denoncon ish-bashkëshorten: Pasi braktisi fëmijët, erdhi në shtëpi na vodhi florinjtë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 23.03.2025, 19:29

Një qytetar nga Durrësi ka denoncuar një rast të pazakontë vjedhjeje në redaksinë e JOQ Albania, duke akuzuar ish-bashkëshorten e tij, Elda Bushpepa, për hyrje të paligjshme në banesën e tij dhe vjedhje të sendeve me vlerë, si dhe një shume eurosh.

Sipas denoncuesit, Elda ka braktisur dy fëmijët e tyre prej tre vitesh, por së fundmi është futur natën në shtëpinë e tij, duke marrë bizhuteri dhe para, të cilat ishin lënë nga ai për fëmijët.

Pavarësisht se ka shkuar tre herë në Policinë e Durrësit për të denoncuar rastin, ai pretendon se nuk ka marrë asnjë ndihmë. Sipas tij, policia e ka refuzuar denoncimin me arsyetimin se nuk kanë psikolog.

I zhgënjyer nga institucionet, qytetari kërkon që rasti të bëhet publik, duke e cilësuar veprimin e ish-bashkëshortes si të turpshëm dhe të padrejtë ndaj fëmijëve të tyre.

Mesazhi i qytetarit:

“Përshëndetje jeta qef. Un jam një banor i Durrësit dhe ish bashkëshortja ime pasi braktisi dy femit e mi prej 3 vitesh, ajo ka shkua ne banesën t'ime dhe ka hapur derën dhe ka vjedhur disa bizhuteri dhe euro që i kisha lan për ushqime për femit. Po ajo hyn naten i grabiti femit kam shkua 3 her në polici të Durrësit dhe policija ju thot nuk kemi psikolog. Un dua t'a denancoj të jeta qef ket ngjarje të turpshme për një nan si ajo Elda Bushpepa”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit