Rrjetat anësore nuk mbajnë fare, gurët e shpatit përfundojnë në rrugën e Vermoshit

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 23.03.2025, 18:16

Një masiv i madh shkëmbor është shkëputur nga shpati dhe ka rënë në rrugën e Vermoshit, duke e bërë atë të pakalueshme për automjetet. Ngjarja ka ndodhur para disa minutash, por ende nuk ka pasur ndërhyrje nga autoritetet për pastrimin e rrugës.

Një qytetar, i cili ndodhej pranë vendit të ngjarjes, thotë se rruga është plotësisht e bllokuar dhe kalimi është i pamundur. Ai shton se gjashtë burra janë përpjekur të largojnë gurët nga rruga, por shkëmbinjtë janë tepër të rëndë për t’u lëvizur pa mjete të posaçme.

“Prsh rruga vermoshit e bllokura anonim tlutem. Esht e pa kalushem. Sa tkam dergu foto vidio u shem. Jan shum tmallaj vec me fodroma se u ban 5-6 burr mej leviz po ishin tmdhej”, shkruan denoncuesi.

Në pamje shihet se rrjetat mbajtëse të shpatit të malit janë këputur dhe kanë dalë jashtë funksionit. Kjo situatë ngre shqetësime serioze mbi standardet e rrugës dhe rrezikun që ajo paraqet për udhëtarët që kalojnë në këtë segment, në rast situatash të ngjashme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit