Flet nëna e 2-vjeçarit të zhdukur: Thirrje autoriteteve shqiptare, më ndihmoni të gjej djalin

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 23.03.2025, 17:57

Pamela ka dhënë një intervistë ekskluzive për TVA News, ku ka shpërndarë historinë e saj të dhimbshme duke kërkuar ndihmën e autoriteteve për të gjetur djalin e saj, Noan.

Në një rrëfim të ngarkuar emocionalisht, Pamela ka ndarë momentet e vështira që ka kaluar në një marrëdhënie të dëmtuar, e cila filloi të ndryshonte pas lindjes së djalit të saj. Partneri i saj Erindi Krasi u bë gjithnjë e më xheloz dhe kontrollues, deri në atë pikë sa filloi të ndikonte në marrëdhënien e tyre dhe të shkaktonte debate të mëdha.

"Pas lindjes së Noas, gjithçka ndryshoi. Ai filloi të më kontrollonte. Ai donte që të isha si një shtëpiake, pa mundësi të dilja ose të merresha me diçka tjetër," ka thënë Pamela, duke treguar se kjo ka qenë një nga arsyet e mëdha për ndarjen e tyre.

Erindi mori djalin dhe u zhduk, Pamela nuk ka asnjë inflormacion, ajo ka dyshime se ai ka dalë në rrugë ilegale nga Meksika bashkë me djalin.

Nga hetimet është zbuluar se makina e tij që kisha marrë me qira e ka braktisur në kufirin mes Meksikës dhe Guatemalës, duke e bërë edhe më tensionuese situatën.

Në intervistën e saj, Pamela bëri një thirrje të fortë për autoritetet shqiptare dhe ndërkombëtare, duke kërkuar ndihmën e tyre për të gjetur djalin e saj.

"Shpresoj që dikush do të mund të më ndihmojë. Kërkoj ndihmën tuaj për të mësuar se ku është djali im. Askush nga familja e tij nuk po përpiqet të kontaktojë" ka theksuar Pamela.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit