“I moshuari i drejton agresivisht në fytyrë femrave në rrugë një send të mbuluar!”

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 23.03.2025, 17:14

Një skenë e paprecedentë ka shqetësuar qytetarët në zonën e Porcelanit, përfshirë Xhamllikun dhe Varrin e Bamit, ku një i moshuar endet rrugëve duke iu drejtuar qytetarëve, veçanërisht femrave, një send të mbuluar me një copë të ndryshme ngjyrash.

Sipas denoncuesve, burri e përdor objektin në mënyrë agresive, duke ua drejtuar qytetarëve në fytyrë, duke i shkaktuar frikë dhe pasiguri.

DENONCIMI

“Pershendetje! Uroj te jeni mire. Do doja te denoncoja nje rast, pasi e kam denoncuar 2 here rradhazi ne polici dhe ende nuk jane marre masa.

Ne zonen e porcelanit, perfshire xhamllikun, varrin e bamit eshte nje zoteri i moshuar i cili mban ne dore nje send te mbuluar ku nuk e di se cmund te jete.

Dhe ate send ua drejton ne fytyre qytetareve, kryesisht femrave agresivisht. Videon ua kam vendosur ne dispozicion policise por me sa shoh zoteria endet ende rrugve pa identifikuar mjetin te cilin ai mban ne dore, qe mund te jete dhe mjet preres nga forma.

Po ju vendos ne dispozicion dhe videot qe kam te cilat jane bere ne date, orar dhe zona te ndryshme.”

Denoncuesi shkruan se edhe pse rasti është raportuar dy herë në polici dhe videot janë dorëzuar si prova, autoritetet nuk kanë marrë ende masa për identifikimin e tij apo të objektit që ai mban në dorë.

Nga forma, sendi i dyshimtë mund të jetë edhe një mjet prerës, çka shton shqetësimin e qytetarëve.

Denoncuesit kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga policia për të parandaluar një situatë të mundshme të rrezikshme, ndërsa i moshuari vazhdon të endet lirshëm në rrugë, pavarësisht denoncimeve të bëra.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit