“Fabrika po na merr frymën!”, banorët e Lezhës në protestë kundër impjantit të mbetjeve shtazore

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 23.03.2025, 17:03

Banorë dhe aktivistë në Lezhë protestuan sot sërish kundër fabrikës së përpunimi të mbetjeve me origjine shtazore e cila ndodhet në lagjen “Skenderbeg”. Qytetarët u mblodhën në qendër të qytetit dhe me pankarta në duar marshuan drejt fabrikës, duke shprehur shqetësimin e tyre ndaj ndotjes.

Ata thanë se era e rëndë dhe ndotja nga fabrika po ndikojnë negativisht në cilësinë e jetës dhe shëndetin e komunitetit, duke e cilësuar të pafalshme heshtjen e institucioneve vendore dhe qendrore ndaj kësaj situate.

Ndërkohë, përfaqësues të fabrikës pretendojnë se po respektojnë të gjitha rregulloret mjedisore dhe ky subjekt nuk krijon ndotje në mjedis, ndërsa qytetaret paralajmëruan se nëse nuk merren masa konkrete, do të vijojnë protestat.

Kjo nuk është hera e parë që banorët e Lezhës ngrihen në protestë përpallë fabrikës në ish-uzinën industriale të Lezhës e cila riciklon mbetjet shtazore që nuk dihet ku përfundojnë, ndërsa banorët shprehen se teknologjia dhe filtrat e vendosur nuk i përshtaten zonave të banuara.

Si rrjedhojë rreth 200 familje jetojnë prej më se 3 vitesh në ajër të ndotur dhe erë të padurueshme për shkak të përpunimit që bën fabrika.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit