Një ngjarje e rëndë e ndodhur pak ditë më parë në Lushnje është raportuar ekskuzivisht për redaksinë tonë ditën e sotme. Ngjarja që ka tronditur qytetin ka ndodhur që mbrëmjen e së enjtes, më 20 mars 2025, por është bërë publike sot ekskluzivisht nga JOQ Albania.
Rreth orës 21:00, Fabjol Hysi, 44 vjeç, pjesë e komunitetit të personave me aftësi të kufizuara (shurdh-memec), është sulmuar brutalisht nga dy të rinj.
Sipas burimeve ekskluzive për JOQ, dy agresorët, Enea Korreshi (17 vjeç) dhe Irdi Nasufi (20 vjeç), fillimisht e kanë trembur viktimën, teksa ky i fundit është detyruar të ndryshonte rrugën për t’i shmangur.
Më pas ata e kanë ndjekur, duke e goditur fillimisht me grushte. Situata ka përshkallëzuar edhe më tej kur Irdi Nasufi e ka goditur me një gur në kokë, duke i shkaktuar dëmtime të rënda. Si pasojë, 44-vjeçari ka pësuar fraktura në kafkë dhe hemorragji në tru, ndërsa aktualisht po lufton për jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Duke qenë se viktima nuk mund të dëgjojë dhe të flasë, ai nuk ka pasur mundësi të kërkojë ndihmë. Fatmirësisht, kamerat e sigurisë së bizneseve pranë vendngjarjes kanë dokumentuar sulmin, duke ndihmuar në identifikimin dhe arrestimin e autorëve.
Ndërkohë, burime pranë familjarëve të viktimës pretendojnë se po tentohet të fshihet ngjarja, pasi nuk është raportuar në asnjë media, pavarësisht se bëhet fjalë për një tentativë të rëndë për vrasje. Ata kërkojnë drejtësi dhe që rasti të marrë vëmendjen e duhur nga autoritetet.
DENONCUESI
“Pershendetje JOQ, dua te denoncoj nje rast ne i cili ka ndodhur ne qytetin e Lushnjes. Diten e enjte date 20.3.2025 rreth ores 21:00 nje djali Fabjol Hysi (44 vjec) i cili i perket komunitetit te shurdh memeceve i eshte ber nje prite, nga dy djem Enea Korreshi (17 vjec) dhe Irdi Nasufi (20 vjec).
Ata fillimisht e kan trembur , dhe ai ka devijuar rruge duke i shmangur, por ata e grushtuan , dhe te mos mjaftonte kjo Irdi Nasufi i gjuan me gur ne koke duke i shkaktuar deme serioze qe kan ven ne rrezik jeten e tije, duke i thyer kafken dhe duke shkaktuar hemorragji ne tru. Aktualisht ai esht duke luftuar per jeten tek trauma.
Dhe duke qen person qe nuk degjon e nuk flet ai ska pasur mundesi te kerkoj ndihme . Djemt jan arrestuar pasi kamerat e bizneseve perreth kan filmuar dhe jan identifikuar , dhe me i dhimbshem eshte fakti se po perpiqen te fshehin ngjarjen duke mos e publikuar ne asnje medja kete tentativ per vrasje.”