Nxënësit krijojnë “serën inteligjente” për të ndihmuar fermerët

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 23.03.2025, 16:22

Një grup nxënësish të shkollës "Skënder Libohova" në Lushnje ka krijuar një serë inteligjente, e cila mund të revolucionarizojë mënyrën se si menaxhohen fermat në Shqipëri. Kjo shpikje u realizua nga pesë fëmijë vetëm 11 vjeç, të cilët përdorën teknologjinë për të ndihmuar fermerët në menaxhimin e kushteve të serrave.

Një vizitë në një serrë diellore ka qenë frymëzimi i ideës për këtë projekt. Nxënësit panë se disa elementë mungonin në serra, dhe vendosën t’i zhvillonin ato përmes teknologjisë moderne. Sipas tyre, idenë për krijimin e serres e morën pasi vëzhguan se në serrat ekzistuese nuk kishte kushte të mjaftueshme për të rritur bimët.

Serra inteligjente funksionon duke përdorur sensora për të matur temperaturën dhe lagështirën. Kur temperatura në serra kalon 40 gradë, sensori aktivizon një pompë uji për të siguruar ujitjen e duhur për bimët. Kjo automatizëm i bën të mundur kontrollin e kushteve në mënyrë më efikase, duke ndihmuar fermerët të shmangin humbjet e mundshme.

Fëmijët kanë arritur të ndërtoshin serën brenda vetëm 1 deri në 2 javë, duke përdorur materiale si microbic, pllaka microbic, rele, bateri, ventilatorë dhe sisteme lagështirësie. Ky shpikje tregon potencialin e madh që kanë nxënësit e rinj për të kontribuar në zhvillimin e teknologjisë dhe bujqësisë, duke krijuar mundësi për të ardhmen e fermerëve dhe mjedisit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit