Vritet një 19-vjeçar në Vushtrri, policia jep detaje për rastin

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.03.2025, 22:46

Një incident i rëndë ka ndodhur në qendër të komunës së Vushtrrisë, ku ka pasur të shtëna me armë zjarri mes disa personave.

Policia e Kosovës njofton një person ka mbetur i vrarë nga plagët e pësuara.

“Rreth orës 20:35 policia ka pranuar informatën për të shtëna nga arma e zjarrit, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri.

Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se si pasojë e plagëve të pësuara nga arma e zjarrit ka humbur jetën viktima mashkull/ kosovar rreth 19 vjeçar”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Njësitet përkatëse policore ndodhen ne vendin e ngjarjes dhe janë në kërkim të personit të dyshuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit