Dy ditë më parë një djalë i ri solli një video në redaksinë tonë ku kërkonte ndihmë për një grua të moshuar, pasi siç tha edhe ajo vetë ishte braktisur nga familjarët, më konkretisht nga motra e saj e cila i kishte futur te birin në burg dhe atë e kishte përzënë nga shtëpia.
E gjendur përballë këtij lajmi që mori shikueshmëri te lartë me qëllim sensibilizimin për ndihmë ndaj të moshuarës, ka reaguar motra e saj, e cila u akuzua drejtpërdrejte.
Ajo ka shpjeguar se si qëndron e vërteta!
Reagimi
Pershendetje JOQ
Ju falenderojmë për çfarë bëni për njerëzit.Po ju shkruaj për rastin që keni publikuar për motrën time me deshiren e mire qe te ndihmoni njerëzit ne nevojë, por ne rastin konkret e vërteta qëndron ndryshe.Shtëpia ime eshte vjedhur nga djali i motres që eshte ne burg. Nuk eshte hera e pare qe denohet per te njejtin veprim pasi vjedh sepse eshte perdorues i droges ,shkak ky qe ka krijuar konflikte te herëpashershme qe kane arritur deri ne ushtrim dhune ndaj se emës, gjithashtu ndaj meje. Rasti qe ai i arrestua ishte sepse me goditi dhe deri me theu kemben dhe ma vun ne allçi ne spitalin e traumës gje qe vertetohet nga raporti mjeko ligjor. Nena e tij ,(Motra ime) bente indiferenten duke mos nderhyre ne veprimet që bente i biri. Te nesermen jemi zgjuar ne mes te naten rreth ores 00.1,sepse shtepija ishte perfshire nga flaket dhe tymi, zjarr te cilin e vuri motra ime siç eshte shprehur, jo padashje por i qëllimshëm ne gjendje te dehur, pasi eshte perdoruese e a lkoolit.U futa mes flakeve bashkë me bashkëshortin tim per t'i shpetuar jeten asaj ndërsa ne luftonim me zjarrin derisa e fikem sepse rrezikoheshin edhe shtepitë rrotull nesh. Nderkohë njoftuam Policin dhe disponoj me vendim gjykate urdhër mbrojtjeje si nga motra dhe nga djali i saj qe ndodhet ne burg. Unë nuk kam nxjerr jasht njeri as kam dhunuar dike unë vetem kam duruar ne shtepinë time një moter qe kthehej e dehur pas mesit të nates e dehur çdo nate, duke duruar dhunen qe i biri ushtronte ndaj saj per parat që i duheshin per drogen. Kjo eshte e vërteta e kësaj historie qe une duke qenë e semurë po merrem per te eleminuar pasojat e djegies se shtepisë dhe përballimit te shpenzimeve te shumta jasht mundësive tona ekonomine.JU FALEMINDERIT A.B