Pas protestave kundër tenderit për plazhet publike në Ulqin, tërhiqen investitorët arabë

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 23.03.2025, 14:28

Me sloganin “Ulqini nuk është në shitje” qindra banorë, zyrtarë lokalë dhe biznesmenë të Ulqinit kanë protestuar në qytetin jugor kundër tenderit të dyshimtë të dhënë nga qeveria për investitorin arab Mohamed Alabar.

Protesta e 22 marsit u thirr për shkak të pakënaqësisë së gjerë për dhënien me qira të plazheve të Ulqinit, të cilat vitet e fundit janë marrë me qira nga biznesmenët lokalë, por këtë vit oferta më e mirë e marrjes me qira të plazheve u vlerësua të ishte ajo e kompanisë arabe, ‘Eagle Hills.’

“Plazhi i Madh nuk është një shkretëtirë që dikush të ndërtojë një Dubai. Plazhi i Madh është një mrekulli e natyrës, 20 kilometra bregdet i paprekur, me rërë të ngrohtë dhe shëruese. Krenaria dhe trashëgimia jonë”, tha Dijana Pellinkoviç, presidente e shoqatës së aktivistëve “Ada Bojana”.

Sipas saj banorët e Ulqinit nuk janë kundër progresit, por janë kundër projekteve megalomane që fshijnë identitetin vendas .

Pas kësaj, siç e ka bërë të ditur kryeministri Spajiç, presidenti i kompanisë arabe Alabar, ka hequr dorë nga oferta.

Ish-kryeministri Dritan Abazoviç, i cili është nga Ulqini, ka kërkuar që Prokuroria Speciale e shtetit të hetojë rastin e dhënies së qirasë për Plazhin e Madh, duke pretenduar se bëhet fjalë për një vepër korruptive.

Protesta u thirr për shkak të pakënaqësisë së gjerë për dhënien me qira të plazheve të Ulqinit, të cilat vitet e fundit janë marrë me qira nga biznesmenët lokalë

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit