3 zyrtarë arrestohet për nxjerrje të gurëve dekorativë në malin e Tomorrit

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 23.03.2025, 14:05

Policia e Beratit ka vijuar hetimin për vënien para përgjegjësisë të personave zyrtarë që janë përgjegjës për dëmtimin e zonës së mbrojtur të malit të Tomorit, ku disa muaj më herët u zbulua kantier për nxjerrjen e gurëve dekorativë, në kundërshtim të rëndë me ligjin.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në malin e Tomorit në nëntor të vitit të kaluar u arrestuan 3 persona dhe u shpallën në kërkim 5 administratorë subjektesh për dëmtimin e zonës së mbrojtur, ndërsa sot policia e Beratit njofton se janë ekzekutuar 4 masa të tjera sigurie, me akuzë shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim.

Në arrest shtëpie janë Fatos Nako, drejtor i Agjencisë Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në Berat, Servet Hoxha, përgjegjës monitorimi pranë AZDM Berat dhe Ledian Hasanaj, po ashtu përgjegjës i ADZM Berat, të cilët në vend të punonin për të mbrojtur zonën që konsiderohet e shenjtë, merrnin rryshfet për shkatërrimin e saj.

Në nëntor 2024, policia arrestoi 1 administrator subjekti, vëllain dhe kushëririn e tij, pasi u kapën duke larguar 1 mjet ekskavator me të cilin dyshohet se kishin nxjerrë gurë dekorativë. Gjithashtu u shpallën në kërkim 5 administratorë subjektesh.

Mali i Tomorrit është një nga vendet më të shenjta për besimtarët shqiptarë, veçanërisht për ata që ndjekin besimin e krishterë ortodoks. Ky mal është i njohur për manastirin e Tomorrit, i cili është një pikë e rëndësishme pelegrinazhi, ku besimtarët udhëtojnë çdo vit për të kërkuar shërim dhe për të realizuar lutje për shëndet dhe paqe. Manastiri, i ndodhur në lartësitë e malit, është një simbol i lidhjes shpirtërore që njerëzit kanë me natyrën dhe me fuqitë e larta që ata besojnë se i drejtojnë jetët e tyre.

Për më tepër, Tomorri është një vend i shenjtë edhe për besimet popullore. Shumë shqiptarë besojnë se malet dhe natyra janë të mbushura me energji të fuqishme dhe shpesh janë shenjë e forcave mbinatyrore. Kjo besim e ka ndihmuar malin e Tomorrit të ruajë një karakter mistik dhe spiritual që e bën atë të veçantë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit