Nuk pastron dot as mbeturinat në Berat, Ervin Demo kërkon një vend në Kuvend më 11 maj

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 23.03.2025, 14:23

Pastrimi i mbeturinave është një nga detyrat më bazike të pushtetit vendor, për të cilën qytetarët paguajnë taksën përkatëse. Megjithatë, në shumë raste, këto para duket se shkojnë dëm, ndërsa plehrat grumbullohen pa asnjë ndërhyrje.

Për të denoncuar një rast kur mbeturinat nuk pastrohen, dhe jo për dy ditë, ose dy javë, por për një periudhë më të gjatë, një qytetare nga Berati i është drejtuar redaksisë tonë. Në pamjet e dërguara, ajo tregon gjendjes skandaloze të mbetjeve në lagjen 28 Nëntori në rrugën Sali Bora, ku mbeturinat janë lënë të grumbullohen pa asnjë rregull.

“Pershendetje, jam nje banore e lagjes 28 nendori, ruga Sali Bora ne Gur te Bardh, Berat. Kam nje ankese. Pleherat ktu nuk merren rregullisht. (Ne kete rast erdhen pardie dhe nuk i morren) Ne shum raste pleherat merren 2-3 her ne muaj”, shkruan qytetarja e shqetësuar.

Situata në zonat rurale të Beratit duket edhe më e rëndë, pasi mbeturinat pastrohen rrallë ose thuajse kurrë, duke u grumbulluar ndër vite. Nga ana tjetër, kryebashkiaku i Beratit, Ervin Demo, duket se nuk ka pasur kohë të adresojë këtë problem, ndoshta i angazhuar me përgatitjen e dorëheqjes së tij për të kandiduar si deputet në zgjedhjet e 11 majit.

Teksa qytetarët e Beratit përballen me pirgje mbeturinash, ish-kryebashkiaku duket i gatshëm të kalojë në një stad më të lartë të karrierës politike, duke synuar një vend në Kuvend, ku do të ngrerë kartonin sipas udhëzimeve nga lart.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit