Përplasi 3-vjeçarin dhe largohet nga vendngjarja, arrestohet 44-vjeçarja në Tiranë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 23.03.2025, 13:45

Një 44-vjeçare është arrestuar në Tiranë, pasi ka aksidentuar një fëmijë 3-vjeçar në rrugën "3 Dëshmorët" dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Bëhet fjalë për qytetaren me inicialet R.S, e cila ka aksidentuar një fëmijë 3 vjeç dhe më pas është larguar nga vendngjarja, ndërsa 3-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit