Policia gjermane thotë se makinat e reja elektrike po i lënë në mes të rrugës

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 23.03.2025, 13:31

Oficerë të policisë në Gjermani janë shprehur të pakënaqur për makinat elektrike janë detyruar të përdorin nga qeveria, duke thënë se kanë lënë misionet e tyre në mes të rrugës prej fuqisë së dobët.

Ralf Kusterer, kreu i sindikatës së punonjësve të policisë (Deutsche Polizeigewerkschaft, DPolG), tha për rrjetin Bild se bateria e makinave të reja elektrike shkarkohet shumë shpejt dhe nuk me to nuk mund të kryen detyrat e zbatimit të ligjit.

Një tjetër anëtar i sindikatës tha se janë detyruar të braktisin disa misione prej humbjes së fuqisë së makinave, edhe pse ishin karikuar gjithë natën në stacion.

Korrikun e vitit që shkoi stacioneve të policisë të shtetit jugperëndimor gjerman Baden-Wurttemberg u dha flota e re me 136 mjete elektrike tip Audi Q4, 45 Quattro (çmimi i shitjes nga €55,000).

Ministri i brendshëm Thomas Strobl i kristian demokratëve CDU ngrinte lart lëvizjen si “investim për sigurinë dhe klimën” por tashmë stacionet e policisë duhet të mbajnë një person natën për të karikuar makinat, që rrjedhimisht humbasin shpjet fuqinë.

Nuk është e qartë sesa herë janë dëmtuar misionet e policisë nga bateritë e dobëta të makinave elektrike, pasi ministria e brendshme tha se “nuk kemi një regjistër për ndjekjet apo rrugët e emergjencës së policisë së Baden-Württemberg”, shkruan rrjeti BrusselSignal.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit