Nisma “Kush e ka rradhën”: Të publikohet dokumentacioni i plotë për veprimtarinë e diskotekës “Pulse”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.03.2025, 13:23

Nisma “Kush e ka rradhën?” përmes një komunikate drejtuar mediave, para protestës së paralajmëruar për të hënën, kërkon që në mënyrë transparente të publikohet i gjithë dokumentacioni që lidhet me veprimtarinë e diskotekës “Pulse”, që nga hapja e deri në natën tragjike.

Kërkesa ka të bëjë me institucionet si; Inspektoratin Shtetror të Tregut, Ministrinë e Ekonomisë, Inspektoratin Shtetëror të Ndërtimit, MPB-së, Inspektoratit Shtetëror për Urbanizëm, Pushtetit Lokal në Koçanë, Drejtorisëpër Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Drejtorisë për të Ardhura Publike.

Nga nisma “Kush e ka radhën?” kanë kërkuar edhe përgjegjësi disiplinore, penale dhe politike nga të gjitha institucionet tek të cilat do të konstatohen lëshime gjatë punës lidhur me rastin “Puls”.

Përgjegjësi adekuate kërkohet për Spitalin e djegur Modular në Tetovë, për “Durmo Tursin”, “Besa Transin” kurse siç thuhet në komunikatë, Oda e Hotelerëve të nis të punojë për përmirësimin e shërbimeve dhe kushteve të punës së objekteve hotelerike, e jo vetëm për ndihmë financiare nga shteti.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit