“Për hir të vetes, kthehuni të pini një kafe tamam, a pihet kafja në Angli më thuaj mua?!”, kështu u drejtohet Edi Rama emigrantëve shqiptarë, duke i ftuar të rikthehen në vendin që, sipas tij, është më i miri për të jetuar.
Por, ndërsa bëhen këto thirrje për kthim, banorët e pallatit me kollona në rrugën "Luigj Gurakuqi" në Ali Demi po përballen me një realitet tjetër: nga çezmat e tyre nuk rrjedh ujë i pijshëm, por një lëng sterr i zi.
Midis fjalëve të mëdha dhe realitetit të zymtë, Shqipëria po vuan një nga paradokset e saj më të mëdha: një vend që reklamohet si i denjë, por që nuk arrin të sigurojë as ujin e pijshëm.
Kështu, mes propagandës për një vend të begatë dhe gjendjes së mjerueshme të infrastrukturës bazë, lind pyetja: "A pihet kafja me këtë ujë?".