Shpërthimi shemb ndërtesën dy-katëshe në Romë, skocezi nxirret i gjallë me djegie të rënda

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 23.03.2025, 12:30

Një shpërthim i fuqishëm ka shkatërruar një pallat në rrugën Pio Foà, në Romë, në lagjen qendrore Monteverde, pak para orës 9 të mëngjesit të sotëm.

Nga shpërthimi janë shembur të paktën dy apartamente, ndërsa një nga residentët e strukturës ka mbetur i plagosur rëndë.

Deri tani nuk raprotohet për viktima ndërsa në vendngjarje ndodhen disa ekipe zjarrfikësish, karabinierë dhe policia lokale.

Pallati ishte pjesë e ish-stallave të vjetra në Villa Pamphilj, të cilat prej kohësh janë shndërruar në banesa dhe njihen gjithashtu si "shtëpitë Garibaldi".

Ende nuk është e qartë nëse shembja u shkaktua nga një rrjedhje gazi apo nëse rrjedhja e gazit dhe zjarri kanë ndodhur pas shembjes. Për arsye sigurie, janë evakuuar ndërtesat përballë pallatit të shkatërruar ndërsa është ndërprerë edhe furnizimi me energji elektrike. Rrënojat e shembjes kanë dëmtuar edhe disa makina të parkuara poshtë godinës.

Sipas dëshmive të banorëve, para shembjes u dëgjua një zhurmë e madhe "si një bombë", dhe në zonë u përhap një erë e fortë gazi. "Xhamat u drodhën", kanë treguar disa banorë të zonës.

"Shpërthimi ishte shumë i fortë, dhe nga vlerësimet e para duket se është shkaktuar nga një rrjedhje gazi, megjithatë, hetimet do të sqarojnë shkaqet. Personi i plagosur ishte një skocez i ftuar në një strukturë akomodimi për të cilën po kryhen verifikime. Për momentin duket se bëhet fjalë për një hostel të regjistruar rregullisht", tha kryetari i bashkisë, Roberto Gualtieri, i cili mbërriti në vendngjarje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit