Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 23.03.2025, 13:58
Një denoncim shqetësues ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga banorët e zonës së Burrelit dhe Ulzës, të cilët shprehin shqetësimin për gjendjen e degraduar të rrugës kryesore që i lidh me kryeqytetin.
Sipas tyre, aksi rrugor është i mbushur me gropa dhe urat janë të aksesueshme vetëm në një kah lëvizjeje. Banorët ngrenë shqetësimin se ndërhyrjet për restaurim kanë munguar prej kohësh, ndërkohë që vëmendja kryesore është përqendruar te Rruga e Arbrit.
Denoncuesit argumentojnë se nuk është e drejtë që banorët të detyrohen të përdorin Rrugën e Arbrit, kur rruga ekzistuese është më e shkurtër dhe më e përshtatshme për ta. Një tjetër problem i ngritur është mungesa e shërbimit të transportit publik, pasi furgonët e linjës Burrel-Tiranë nuk kalojnë më nga rruga e vjetër, duke lënë mbi 2,000 banorë pa mjet transporti.
Edhe pse shoferët kanë licenca për rrugën ekzistuese, banorët raportojnë se prej katër ditësh asnjë furgon nuk ka kaluar. Ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për riparimin e rrugës dhe apelojnë që të mos mbeten në harresë nga autoritetet, ashtu siç ka ndodhur deri më tani.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR