Banorë të zonës së Skuterrës në Krrabë denoncuan sot gjendjen e shkatërruar të rrugës së tyre të neglizhuar prej dekadash nga bashkia e Tiranës, e cila shton izolimin e vendasve dhe vështirëson lidhjen e tyre me kryeqytetin.
Në pamjet nga zona malore shihen segmente të gjata të rrugës që nuk mund të kalohen prej automjeteve nga asfalti i prishur dhe i neglizhuar prej dekadash.
Shtresa me gurë të mëdhenj mbi sipërfaqen e rrugës bëjnë thuajse të pamundur kalimin për automjetet, ashtu si dhe për këmbësorët që duhet të kryejnë punët e përditshme.
Për fat të keq autoritetet nuk kanë vënë dorë në përmirësimin e infrastrukturës e jetës së banorëve, edhe pse zona vitet e fundit po vizitohet nga turistë dhe ekskursionistë që zbulojnë burimet natyrale ujore në malet e Skuterrës.
Nw pamjet e dwrguara qytetari komenton: “Prsh joq. Jam nje banor i ksaj lagjes Tiran. Krrab . Skuter. Shikojeni pak nje pjes rruge si esht ber, dhe spo e ven ujin ne zjarr njeri per ta rregulluar, po prishim makinat. Kemi frik me kalu me makin. Po te kesh nenje semundje apo naj hall, ketu nuk levizet dot me makin, nuk mund te ecesh dot me te shpejt. Nuk e dim ca po behet kshu, ju lutem postojeni”.