Ekonomia familjare në Shqipëri, sidomos në Tiranë, përballet me një realitet të vështirë.
Sipas të dhënave të Numbeo, kostoja e jetesës për një familje me katër anëtarë është 222,000 lekë në muaj, pa llogaritur qiranë, që është më e lartë se paga mesatare e një të punësuari, e cila është 64,706 lekë bruto.
Kështu, në një familje normale me 4 pjesëtarë, ku dy janë të punësuar me pagë mesatare, të ardhurat e tyre nuk i kalojnë 1.1 milionë lekë në muaj. Një familje normale në Tiranë e ka të pamundur të kryejë një jetë normale referuar çmimeve në treg.
Kostoja reale e jetesës është dyfish më e lartë se të ardhurat mesatare të një të punësuari në Tiranë.
Raportet ndërkombëtare, si ato të Bankës Botërore dhe Bashkimit Europian, tregojnë se më shumë se gjysma e shqiptarëve jetojnë me vetëm 5 dollarë në ditë për frymë. Po ashtu, 60% e shqiptarëve nuk mund të përballojnë as pushimet për shkak të të ardhurave të ulta.
Në këtë realitet, emigracioni dhe mbështetja nga të afërmit janë shpesh të vetmet mundësi për të mbajtur ekonominë familjare në këmbë. Pensionistët dhe të papunët, pa mbështetje financiare, përballen me kushte të vështira jetese, duke u përpjekur të mbijetojnë në një sistem ekonomik që ka nevojë për një reformë të thellë dhe urgjente.