Studiues italianë e ndërkombëtare kanë dhënë dje detaje të një qyteti gjigant me struktura misterioze më shumë se 1000 metra nën piramidat e Egjiptit, duke hedhur dritë mbi motivin dhe historinë e tyre të vërtetë.
Studiuesit thonë se kanë zbuluar kollona gjigante vertikale me shkallë në formë spiraleje nën piramidë e Kafre, si dhe një platformë të gurtë poshtë saj, me dhoma e kanale ndërlidhëse në formë gazsjellësi.
Në konferencën e djeshme për shtyp studiuesit shtonin se një sistem ujor është identifikuar gjithashtu poshtë platformës, rreth 700 metra nën piramidën Kafre, një nga tre kryesoret në Egjipt, me kalime të tjera që vijonin akoma më thellë brenda tokës.
Zbulimet hedhin poshtë teorinë e deritanishme se piramidat janë vendvarrime të faraonëve dhe duket se anojnë nga teoritë e refuzuara më herët, që thonë se ato janë qendra energjie me një teknologji të avancuar të lashtësisë që duket është humbur nga raca njerëzore sot.
Megjithë mohimet e ekspertëve duke i quajtur zbulimet “të rreme” e të “ekzagjeruara”, grupi italian beson se ka një botë të tërë strukturash të fshehura rreth 700 metra nën sistemin ujor të piramidës.
“Kur ne të zmadhojnë imazhet e skanimeve valore do të zbulojmë atë që përshkruhet si një qytet i vërtetë nëntokësor”, tha Corrado Malanga studiues i vjetër i Universitetit të Pizes.
Studimet në Piramidën e Khafre mund të zbulojnë sekrete të lashta si ato për Sallën e të Dhënave, e cila përmendet shpesh në folklorin egjiptian, si dhoma e fshehur poshtë Piramidës së Keopsit apo Sfinksit, ku gjendet dijet e humbura të civilizimeve të lashta mbi energjinë e pafundme, levitacionin, telepatinë.
Profesor Lawrence Conyers, ekspert radarësh në University of Denver me fokus në arkeologjinë, tha për DailyMail.com se teknologjia aktuale e skanimeve nuk mund të depërtojë aq thellë.
Por puna e studiuesve Malanga, Filippo Biondi e egjiptologut Armando Mei mbi piramidën e Kafre, një nga tre piramidat në Giza është cituar edhe më herët në Itali.
Piramidat besohet se janë ndërtuar rreth 4,500 vjet më parë në bregun perëndimor të lumit Nil.
“Ne bëmë llogaritjet dhe piramida Kafre rezultoi shumë e rëndë, prandaj për të qëndruar në vend ajo ka nevojë për themele të forta pasi ndryshe do të fundoset në tokë”, tha Malanga duke shtuar se strukturat cilindrike mund të jenë pika hyrjeje të sistemit nëntokësor.
Grupi tregonte imazhet e krijuara nga skanimet valore në piramidën e Khafre ku shiheshin struktura komplekse dhe vibracione të veçanta, çka ata besojnë se është një qytet nëntokësor, shkruan Daily Mail
“Ekzistenca e dhomave nëntokësore të mëdha sa vetë piramida ka lidhej të fortë me legjendën e Sallave të Amenti,” tha Ciccolo, duke shtuar se pranë bazës së piramidës vëreheshin anomali termale, që do të thotë se sistemi prodhon vetë energjinë e tij me teknologji të panjohura.