Makina del nga rruga, humb jetën 33-vjeçari në aksin Berat-Dimal

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 23.03.2025, 10:28

Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin Berat-Dimal, në fshatin Otllak, ku një 33-vjeçar ka humbur jetën.

Bëhet fjalë për qytetarin me inicialet G. Sh., 34 vjeç, banues në Kuçovë, i cili po drejtonte mjetin tip BMW. Ai ka humbur kontrollin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vdekjen e pasagjerit me inicialet L. Ll., 33 vjeç, banues në Kuçovë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit