5 mijë lekë makiatoja tek Segafredo në Rinas

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 22.03.2025, 21:13

Një qytetar ka denoncuar çmimet e larta në një nga baret e Aeroportit të Rinasit, duke e cilësuar si abuziv çmimin e një kafeje. Në mesazhin e tij, ai shprehet i indinjuar që një Decaf Macchiato kushton plot 480 lekë, ndërsa një croissant 460 lekë.

”Prsh si jeni doja te beja nje sinjalizim per cmimet shume te larata ne Aeroprtin e Tiranes Nuk besoj qe eshte normale nje kafe Deca Macchiato 480 lek ne cdo Vend te Europes nuk egzistojne kto cmime dhe gjeja me e redesishme eshte qe nuk egziston nje Menu vec kur te sjellin faturen. Faleminderit nese e Postoni”

Sipas tij, çmime të tilla nuk ekzistojnë as në shumicën e aeroporteve të Europës. Ajo që e shqetëson më shumë është mungesa e një menuje të qartë me çmimet, e cila nuk u ofrohet klientëve deri në momentin që marrin faturën.

A mendoni se këto çmime janë të justifikuara?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit