Pas denoncimit në JOQ, i hiqen 15 pikë nga patenta policit që rrezikoi jetën e qytetarëve në tunelin e Murrizit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 22.03.2025, 21:53

Pas denoncimit të publikuar nga JOQ Albania mbi parakalimin e rrezikshëm të një automjeti policie brenda Tunelit të Murrizit, Policia e Shtetit ka reaguar duke marrë masa ndaj punonjësve të përfshirë.

Sipas njoftimit zyrtar, shoferi i automjetit, inspektor A.S., është identifikuar dhe është ndëshkuar me një gjobë prej 40,000 lekësh të rinj, ndërsa i janë zbritur 15 pikë nga patenta.

Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka urdhëruar nisjen e një hetimi disiplinor për drejtuesin e mjetit dhe për shefin e Komisariatit të Policisë Mat, Kryekomisar E.S., i cili ndodhej në automjetin që kreu shkeljen.

Ata do të hetohen për shkelje të rëndë që cenon figurën e punonjësit të policisë dhe për keqpërdorim të kompetencave policore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit