Një incident i pazakontë është denoncuar së fundmi nga një qytetar në redaksinë e JOQ Albania. Ai ka dërguar një video të filmuar brenda një dyqani "Neranxi" në Pogradec, ku shihet një mi i madh mbi një prej rafteve.
Qytetari shpreh shqetësimin e tij lidhur me kushtet higjienike të dyqanit, duke theksuar se prania e këtij brejtësi në ambientet ku shiten produkte ushqimore është alarmante.
"Përshëndetje JOQ! Dyqani 'Neranxi' në Pogradec, këtu në video. Higjena zero me atë mi aq të madh", shkruan ai në mesazhin e tij.
Pamjet e siguruara ngrenë pikëpyetje të mëdha mbi masat e higjienës dhe sigurisë ushqimore që respektohen në këtë dyqan.