Policia rrezikon jetën e qytetarëve, parakalim në tunelin e Murrizit

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 22.03.2025, 17:55

Një aksident i mundshëm është shmangur pasditen e djeshme në Tunelin e ri të rrugës së Arbërit, në Muriz. Pamjet tregojnë një automjet policie që pa ndezur sirenat, ka kryer një parakalim të rrezikshëm brenda tunelit me vetëm dy korsi, duke vënë në rrezik serioz jetën e udhëtarëve që vinin nga korsia përballë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së premtes, ku pavarësisht ndalimit të qartë të parakalimit brenda tunelit dhe sinjalistikës me vijë të pandërprerë, shoferi i automjetit të policisë nuk ka pritur në radhë si gjithë të tjerët.

Në vend të kësaj, ai ka ndërmarrë një veprim të papërgjegjshëm, duke shkelur rregullat e qarkullimit dhe duke krijuar një situatë të rrezikshme për përdoruesit e rrugës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit