Një situatë shumë shqetësuese ka dalë në pah në qytetin e Vlorës, ku janë raportuar raste të helmimit të qenve dhe zhdukjes së tyre nga territoret përreth qytetit. Aktivistë dhe vullnetarë që kujdesen për kafshët janë ngritur në alarm për këtë fenomen, që po merr përmasa të frikshme, sidomos gjatë pranverës.
Denoncimi i shtetases italiane që prej vitesh jeton në Vlorë
“Përshëndetje,
Dua të raportoj një ngjarje shumë të rëndë që ndodhi sot. Më datë 22 mars, rreth orës 13:00, në pyllin pranë Saint Tropez-it, gjeta të vdekur – të helmuar – një nga qentë endacakë për të cilin kujdesesha personalisht prej kohësh. Prej tre ditësh mungojnë edhe dy qen të tjerë që nuk po arrij t’i gjej.
Ndoshta është rastësi, por tre ditë më parë pashë në të njëjtin vend disa punonjës të gjelbërimit të Bashkisë së Vlorës me një kamionçinë duke punuar.
Gjithashtu, dje, gjatë një shëtitjeje në Lungomare, afër Konsullatës Italiane, qeni i një shoqeje italiane hëngri një copë të vogël sallami të helmuar. Menjëherë u ndje keq dhe u dërgua urgjentisht te veterineri Sinani, i cili arriti ta stabilizojë, por kafsha ende nuk është jashtë rrezikut për jetën.
Kjo situatë është shumë shqetësuese dhe e rrezikshme jo vetëm për kafshët, por edhe për fëmijët apo njerëzit që frekuentojnë këto zona. Shpresoj të merren masa urgjente për të hetuar çfarë po ndodh dhe për të parandaluar raste të tjera të tilla.”
Një situatë shumë shqetësuese ka dalë në pah në qytetin e Vlorës, ku janë raportuar raste të helmimit të qenve dhe zhdukjes së tyre nga territoret përreth qytetit. Aktivistë dhe vullnetarë që kujdesen për kafshët janë ngritur në alarm për këtë fenomen, që po merr përmasa të… pic.twitter.com/DxZECLTOzk
— JOQ Albania (@JoqAlbania) March 22, 2025
Po ashtu, një grup vullnetarësh që janë duke ndihmuar kafshët endacake në qytet kanë raportuar se janë përballur me një situatë të ngjashme, ku qentë po helmohen masivisht, duke përdorur sallam të helmuar, ndërsa zëra të panjohur sugjerojnë se mund të jenë punonjës të Bashkisë të përfshirë në këto aktivitete. Sipas tyre, kjo është një problematikë që është vënë re çdo vit gjatë pranverës, me zhdukjen e qenve dhe helmimin e tyre.
Denoncim nga vullnetarë
Pershendetje JOQ!
Jemi nje grup vullnetaresh nga qyteti Vlore. Tre diteshin e fundit po perballemi me nje situate shume te rend te helmimit masiv dhe zhdukjes nga territori i qenve. Zera thone qe punonjes te bashkise po i eliminojne duke perdorur salcice me helm ( foto bashkangjitur ) ajo cka eshte me shqetesuse eshte fakti qe cdo vit ne Pranvere zhduken qente. Po helmohen dhe qen me pronar jo vetem te rruges.
Kjo situatë ka ngritur shqetësime të mëdha për sigurinë e kafshëve dhe për rrezikun që paraqet për qytetarët, sidomos për fëmijët që mund të vijnë në kontakt me këto kafshë të helmuara. Aktivistët kërkojnë një hetim të thelluar dhe masa urgjente për të ndaluar këtë fenomen të dhunshëm dhe për të mbrojtur jetën e kafshëve dhe të njerëzve.
Për më shumë, autoritetet e Vlorës janë apeluar të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të zbuluar autorët dhe për të parandaluar raste të tjera të helmimeve të tilla.