Skandal tek Genius! “I bëra analizat vajzës ma nxorrën me krimba!”

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 22.03.2025, 15:37

Një denoncim i rëndë ka mbërritur ditën e sotme në redaksinë e JOQ Albania nga një nënë e cila ka zbuluar në mënyrë tronditëse se laboratori privat i analizave në Tiranë, Genius, i ka nxjerrë një rezultat të rremë analizave të feçeve të vajzës së saj, duke e alarmuar pa arsye dhe duke e vënë përballë rrezikut të një trajtimi të panevojshëm.

Sipas saj, pas marrjes së analizave nga Genius, rezultoi se vajza e saj ishte bartëse e një paraziti të rrezikshëm Enterobius Verticularis.

(Enterobius vermicularis, i njohur si krimbi i bardhë apo oxiuri, është një parazit i zakonshëm që prek kryesisht fëmijët. Ai shkakton infeksionin e njohur si oksiuriaza (enterobiaza), i cili ndodh kur vezët e krimbit futen në organizëm përmes gojës (nga duart e ndotura, lodrat, rrobat apo sipërfaqet e kontaminuara).

Skeptike për këtë rezultat, nëna i ribën analizat e të bijës në një tjetër laborator. Ajo shkruan se duke qenë se edhe vetë punon në spital është e kujdesshme ndaj higjienës së fëmijës, dhe vendosi të rikryejë analizat në një laborator tjetër, ku rezultati doli totalisht negativ.

DENONCIMI I NËNËS

“Pershendetje JOQ, dua te denoncoj nje rast per Laboratorin Genius dhe kontrollet ndaj ketyre laboratoreve fals qe ben Ministria, i cili me rezultatin e analizave te goces ma nxori me nje parazit shum te rrezikshem, nderkoh qe normalisht nuk e besova pasi kujdesi ndaj vajzes esht maksimal si dhe un punoj vet ne spital.

I bera analizat nje nje laborator tjt dhe doli negativ, po e denoncoj si rast per nenat qe mund te alarmohen dhe gabimisht mund ti japin nje kure femijeve qe as nuk e ka te nevojshme.

Komunikova me Genius per rezultatin dhe nuk me kthyen pergjigje! Ju lutem shperndajeni te sensibilizohen dhe njerezit,mos ti marin me qaf femijet ne kete laborator FALS!”

Ky rast ngre një alarm serioz mbi cilësinë e shërbimeve laboratorike në vend dhe vë në pikëpyetje kontrollin që ushtron Ministria e Shëndetësisë mbi laboratorët privatë.

Nëse një prind pa njohuri mjekësore do t’i besonte verbërisht rezultatit të parë, fëmija do të përfundonte nën trajtim të gabuar dhe me pasoja për shëndetin e tij.

A është ky një rast i izoluar apo një praktikë e zakonshme në disa laboratorë që luajnë me shëndetin e pacientëve për përfitime financiare? Në raste të tjera prindërit mund të jenë alarmuar pa arsye dhe sa fëmijë mund të kenë marrë mjekime të panevojshme për shkak të diagnostikimeve të pasakta?

Nëse ky laborator ka dhënë një rezultat të rremë, atëherë a po mbikëqyren realisht laboratorët privatë nga institucionet përkatëse? Kush garanton që qytetarët të mos bien pre e gabimeve të tilla? Dhe më e rëndësishmja, a do të mbajë përgjegjësi Genius për këtë rast?

Kjo situatë nuk është thjesht një problem individual, por një çështje shqetësuese thelbësore që kërkon reagim urgjent.

Prindërit duhet të jenë të kujdesshëm dhe të mos i besojnë verbërisht çdo laboratori, ndërsa Ministria e Shëndetësisë duhet të marrë masa konkrete për të kontrolluar dhe ndëshkuar laboratorët që dështojnë në misionin e tyre: garantimin e shëndetit të qytetarëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit