Genti i UK i jep 2.2 MILIARD Lekë për fushatë në Gjirokastër oligarkëve të Jugut Lenc & Milo Gjikurisë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 22.03.2025, 13:47

Institucionet shtetërore të Rilindjes kanë hapur thesin për fushatë, duke shpërndarë paratë e popullit për oligarkët, një përkthyes qartazi në vota.

Në tenderin e radhës që do të analizojmë, Gentian Llogo drejtori i UK në Gjirokastër i ka premtuar ujë banorëve të varfër të fshatrave Fushëbardhë e Zhulat duke i sjellë të premtuarin, oligarkët e Jugut Gjikuritë.

Pra një rrugë e dy punë, mbi 2.2 MILIARD Lekë thesi për Milon e të birin Lencin, votat që mbledhin këta të fundit për partinë, + votat e fshatarëve të Gjirokastrës se pas 12 viteve në pushtet do furnizohen me 24h ujë.

Tenderi është shënuar me Flamur të Kuq për dy motive: Skualifikim i të gjithë operatorëve që kanë marrë pjesë në garë dhe skualifikimin e ofertës më të ulët.

Qartazi kjo procedurë prokurimi publik ka qenë stisur për Gjikuritë dhe partnerët e tyre EC Eco Partners, në pronësi të Emiliano Delilaj, Migel Ali, Ali Ali dhe Kevi Sino, një grup inxhinierësh të rinj, kamuflues në letra të kompanisë që shoqëron Gjikurinë si fituese dhe fut një pjesë të parave publike në xhep.

Kompanitë e tjera pjesëmarrëse në garë janë skualifikuar për pikat 2.3.4 dhe 2.3.5 të dokumenteve standarte të kritere të veçanta të tenderit. Qartësisht kriteret specifike të procedurës së prokurimit janë formuluar që fitues i këtij tenderi të shpallet Gjikuria dhe partneri fantazmë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit