Kryeministri Edi Rama ka shprehur keqardhje për disa ish-politikanë të Partisë Socialiste që tani po përballen me akuza për korrupsion, shpërdorim detyre dhe vjedhje, duke e quajtur një situatë të dhimbshme. Por kush i solli këta individë në radhët e partisë së tij?
Disa prej tyre, që dikur ishin figura të rëndësishme në politikën e majtë, tani ndodhen pas hekurave për shkelje të ligjit.
Rama tha se "E dhimbshme që njerëz që i njeh ndodhen prapa hekurave"
Deri dje kryeministri i ka mbështetur publikisht këta individë, duke i pozicionuar si pjesë të skuadrës së tij, që do e çonin Shqipërinë "vetëm përpara".
Vihet re një kontrast i fortë midis keqardhjes së Kryeministrit dhe paaftësisë së tij për t'i identifikuar hajdutët që kishte në parti.
Natyrshëm lind pyetja a ishte ai i paaftë t'i identifikonte këto probleme më herët apo i përdori, hëngrën kumbulla bashkë i dorëzoi para drejtësisë dhe tani distancohet duke shprehur keqardhje?